Site icon PrishtinaPress

Kështu duket Xhamia e Madhe në fazën e ndërtimit në të cilën ndodhet aktualisht

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Myftiu Naim Tërnava, mirëpriti në punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë Necmeddin Bilal Erdoganin, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Siç njofton BIK-u, myftiu Tërnava, pasi i shprehu mirëseardhje mysafirit, e njohu më pas atë me ecurinë dhe zhvillimin e punimeve në ndërtimin e Xhamisë Qendrore.

Tërnava e falënderoi Erdoganin për vizitën dhe për mbështetjen e shtetit turk, gjegjësisht fondacionit “Dijanet” në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Erdoğan mori pjesë gjatë ditës në një panel të organizuar në Prishtinë me titull “Historia e Shkencës në Islam: Prof. Dr. Fuat Sezgin”, ku në kuadër të këtij aktiviteti ai u nderua me çmimin “Global Leadership”.

Exit mobile version