4.7 C
Pristina
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

spot_img

Kështu arsyetohet mësuesja që postoi foto të nxënësve në Facebook (Foto)

Pas raportimit të Gazetës Express dhe reagimit të një sërë institucionesh rreth veprimit të mësueses së shkollës “Emin Duraku”, Lindita Ilazi-Fazliu e cila kishte postuar në Facebook një fotografi të nxënësve që nuk e kishin kryer një detyrë, ka reaguar edhe vet protagonistja e kësaj ngjarjeje. Arsyetohet se gjithçka ndodhi për informimin e prindërve për mësimnxënjen e fëmijëve të tyre.

Ilazi-Fazliu thotë se qëllimi i saj ishte informimi i prindërve.

“I kam postuar disa fëmijë që nuk e kanë mësuar vjershën që ta shohin edhe prindërit e tyre. Por më pastaj kush e ka shpërndarë foton në Facebook, nuk e di. Kam mbetur e befasuar kur e kam parë veten”, ka thënë ajo për RTV Dukagjini.

Mësuesja Lindita Ilazi – Fazliu nga shkolla fillore “Emin Duraku” në Prishtinë kishtepublikuar në Facebook një fotografi të disa nxënësve të klasës së dytë si ‘dënim’ pasi ata nuk kishin mësuar vjershën, detyrë që ajo u kishte dhënë për shtëpi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img