Site icon PrishtinaPress

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian: Kosova ka ofertë konkrete për shtensionim të situatës, po pala serbe?

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka reaguar pas hapave që kryeministri i vendit, Albin Kurti, i prezantoi dje si mënyrë për t’u shtensionuar situata në veri.

Ajo tha se Kosova tashmë ka një ofertë për shtensionimin e situatës, por jo edhe pala serbe.

“Këtu oferta nga Kosova për të de-përshkallëzuar situatën. A ka edhe ofertë konstruktive nga pala serbe? Ju lutem mos ngurroni të postoni në komente nëse dikush ka gjetur diçka”, ka shkruar Scheeberger në llogarinë e saj në Twitter

Kujtojmë se dje Kurti prezantoi tetë hapa përmes të cilëve, sipas tij, do të ndodhte shtensionimi i situatës në veri.

Të dyja palët, Kosova dhe Serbia, zotohen të respektojnë plotësisht rregullat e Tregut të Përbashkët Rajonal të Procesit të Berlinit dhe pajtueshmërinë me acquis të BE-së për tregtinë e lirë rajonale sipas marrëveshjeve të bëra.

Exit mobile version