1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Këshilltarja e Kurtit: Serbia po rrëshqet drejt institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes

Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti për Luginë të Preshevës, ka kërkuar që rreshtimi i Serbisë me Evropën të vlerësohet edhe me demokracinë e brendshme dhe të drejtat e minoriteteve.

Në Ditën e Evropës, ajo ka thënë Serbia po rrëshqet drejt institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes ndaj pakicave dhe mohimit të krimeve të luftës.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se BE-ja nuk duhet të pranoj në gjirin e saj vende që nuk janë demokratike.

Në Serbinë e sotme, Dita e Evropës, 9 maji, ka veçantinë e saj jo vetëm me pjesëmarrjen e sotme të ministrave të Qeverisë së Serbisë në manifestime të përbashkëta me zyrtarët lokal rus, ku jehon parulla: “Rroftë Putini!”. Serbia po rrëshqet drejt institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes ndaj pakicave, revizionizmit historik dhe mohimit të krimeve të luftës”, ka shkruara ajo.

Sipas saj, BE-së nuk i duhet një kalë i trojes ruse brenda saj.

Siç u dëshmua së fundi, çdo ditë e më shumë po ulet mbështetja për Bashkimin Evropian në Serbi. Perëndimi nuk duhet të gaboj për të pranuar vende të reja që nuk janë demokratike. BE-së nuk i duhet një kali të trojes rus brenda saj. Dita e Evropës në Serbinë e sotme karakterizohet me mungesën e demokracisë dhe respektimit të të drejtave të minoriteteve, sipas vlerave evropiane. BE-së nuk i duhet një Serbi që shkel të drejtat e pakicave. E këtu veçohet shtypja e diskriminimi shtetëror ndaj Luginës së Preshevës dhe shqiptarëve në Serbi”, ka shkruar ajo.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img