2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Këshilltarja e Kurtit reagon për fotografinë me Vulinin që ia publikoi Arifi

Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i është përgjigjur kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifit, i cili ka postuar një fotografi të Ardita Sinanit me Aleksandër Vulinin që tash është shef i shërbimit sekret serb.

Në emisionin Pressing të T7, të martën, Arifi është përplasur me analistin Sadri Ramabaja, i cili i tha Arifit se “ka fotografi me Vulinin”, pas kësaj, Arfiti paraqiti dy foto të Sinanit afër Vulinit, një e publikoi në emision e tjetrën në rrjete sociale.

Por Sinani e ka shpjeguar ngjarjen ku është bërë foto me Vulinin, duke thënë ka qenë në cilësinë e kryetares së Komunës së Preshevës.

“Në shënimin e ditës së refugjatëve, në kampin e përqëndrimit, unë kam marrë pjesë në cilësinë e kryetares së Komunës së Preshevës, në prezencën edhe të shumë ambasadorëve, e në të cilën ngjarje ka qenë prezent edhe Aleksandar Vulin, atëkohë Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale“.

”Ngjarje kjo e vitit 2017 dhe e cila është bërë publike që në ditën që është shënuar dita e refugjatëve, e unë kam qenë e ftuar si kryetare e Komunës, e cila ka investuar në përmirësimin e kushteve të qendrimit në kampin e refugjatëve nga Siria dhe Lindja e Mesme“, ka shkruar ajo në Facebook. “Në po të njejtin vit, ku presidenti i atëhershëm dhe aktual, Aleksandar Vuçiq kishte shprehur keqardhje për shkarkimin e Shqiprim Arifit nga pozita e kryetarit të Komunës së Preshevës“.

”Sipas Aleksandar Vuçiq, me ndërhyrjen dhe direktivat e Prishtinës dhe Tiranës, në Komunën e Preshevës ishte shkarkuar një njeri të mirë i gatshëm dhe bashkëpunëtor i shkëlqyeshëm i Beogradit“, ka thënë Sinani.

Sipas saj, ”sa është bashkëpunnëtor i shkëlqyeshëm i Beogradit, Shqiprim Arifi po e dëshmon vet çdo ditë e më shumë“.

”Bashkëpunim nga i cili përmirësimi i gjendjes së të drejtave të shqiptarëve në Luginë nuk ka lëvizur asnjë hap, madje ka shënuar regres. Të vetmin progres nga ky bashkëpunim e kanë qeverisjet autoritare në Beograd dhe të instaluarit dhe “bashkëpunëtorët e shkëlqyeshëm” i sojit të Shqiprimit“, ka thënë ndër tjerash ajo. 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img