-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Këshilltarja e Kurtit i kërkon Shqipërisë të veprojë në OKB për Luginën, e përmend çfarë ka bërë Kosova

Ardita Sinani, ish-kryetarja e komunës së Preshevës, aktualisht këshilltare e kryeministrit Albin Kurti, ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin Review, në Euronews Albania, ku foli në lidhje me mosrespektimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

Sinani kërkoi më shumë vëmendje nga Shqipëria, e cila si anëtare për herë të dytë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB, duhet të ngrejë shqetësimin për të drejtat e shqiptarëve në Luginë.

Sinani zbuloi dhe ndihmën e qeverisë shqiptare për banorët e Luginës gjatë kohës që ajo ka qenë në qeverisjen vendore.- Advertisement –

Ajo tha se shteti shqiptar, ndihmën e vetme që ka bërë ka qenë për vërshimet e ujit dhe përmbytjet që u shkaktuan.

“Ndihma e Shqipërisë sa isha unë kryetare bashkie ka qenë për vërshimet. I jemi falenderues për këtë, por është e rëndësishme që edhe Shqipëria të përfshijë Luginën në buxhetin e saj shtetëror sipas modelit të Kosovës. Kjo do të ishte një zbatim i marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri për krijimin e fondit zhvillimor për Luginën që e kanë firomsur vetë dy qeveritë në mbledhjet e përbashkëta”, tha Sinani.

Ndërkohë që Sinani u shpreh se ndihma e Kosovës gjatë dy viteve të fundit ka qenë në shumën prej, 28 milionë euro.

“Nga qeveria e Republikës së Kosovës janë ndarë 2.8 milionë euro këto dy vitete e fundit. Janë përfshirë mbi 5 mijë persona direkt ose indirekt, parashkollorë, fillorist, të rinj të reja, persona me aftësi të veçanta, ka pasur aktivitete të ndryshme që synojnë avancimin e politikave në fushën e mbrojtjes së të drejtave të pakicës shqiptare, rinore sportive, edukative kulturore, si dhe për të promovuar gjuhën dhe traditën shqiptare”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img