1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Këshilltarja e Kurtit fton Lajçakun t`i takojë shqiptarët e Luginës

Këshilltarja e kryeministrit Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani, ka shprehur keqardhje që emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, nuk e ka vizituar ende Luginën e Preshevës.

Sinani ka shtuar se madje kjo qasje mund të përçojë mesazhe të gabuara.

“Kjo qasje madje edhe mund të kontribuojë në dërgimin e mesazheve të gabuara për qarqet që po nxisin destabilizimin e gjendjes së sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, sikurse tash në veriun e Kosovës”, ka shkruar Sinani.

Tutje ka listuar problemet me të cilat po ballafaqohen shqiptarët e Luginës e që lidhen me raportet Kosovë-Serbi.

“Lugina e Preshevës si rajon dhe shqiptarët në Serbi përballen me shumë probleme për shkak të mosnormalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Shumë të diplomuarëve shqiptarë në universitetet e Kosovës, shtetas të Republikës së Serbisë, nuk ju njihen diplomat për rreth 15 vite me radhë. Ky është vetëm njëri prej problemeve që ndërlidhet me raportet Kosovë-Serbi. Shumë çështje që trajtohen në dialogun Kosovë-Serbi kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me Luginën e Preshevës si rajon, e me shqiptarët e Serbisë në përgjithësi”.

“Prandaj, z.Lajçak, Ju ftoj që të na takoni edhe neve, të zgjedhurit e shqiptarëve në Serbi. Për t’na dëgjuar. Së paku”, ka shkruar Sinani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img