Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, sot ka thënë se qasja aktuale e Kosovës dhe Serbisë është qasje humbëse dhe se të dy vendet po i kënaqin audiencat lokale dhe s’po afrohen drejt synimi të përbashkët që është BE-ja.
Ndaj këtij qëndrimi të Rohde ka reaguar këshilltarja politike e kryeministrit Albin Kurti, Fëllënza Podrimja.
Podrimja ka shkruar se “nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit do të ishte një fitore e dyfishtë”, megjithatë ajo shton se “është Serbia që po refuzon ta bëjë një gjë të tillë”.
Sipas saj, Serbia po e lufton marrëveshjen në çdo front.