0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Këshilltari tjetër i Thaçit i reagon Nagavcit: Autorizimin për marrëveshje ndërkombëtare ministrat e marrin nga presidenti, jo nga Kurti

Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, i ka reaguar me përtallje nënkryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavcit, e cila më herët kishte thënë se dikush duhet t’i sqarojë Presidentit Thaçi se ai duhet fillimisht t’i përgjigjet ftesës së Kryeministrit Albin Kurti për konsultim, të sigurohet se ka kuptuar se cila është politika e jashtme që propozon dhe zbaton Qeveria dhe pastaj të përfaqësojë Republikën e Kosovës jashtë vendit.
Behramaj ka ironizuar me Nagavcin, duke thënë se nëse helbete ndonjë ministër i kësaj qeverie arrin ta finalizojë ndonjë marrëveshje ndërkombëtare, autorizimin për nënshkrim do i duhet ta marrë nga presidenti, jo nga kryeministri. Ai ka

thënë se Nagavci nuk e ka përmendur pikën kryesore të Kushtetutës, e cila thotë shumë qartë që presidenti udhëheq me politikën e jashtme. “Në hall jemi me interpretimet kushtetuese të këtyre të Vetëvendosjes. Tash edhe nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, i paska përmendur disa nene, por e paska harruar kryesoren, pikën 10 të nenit 84 të Kushtetutës, e cila thotë shumë qartë që presidenti udhëheq politikën e jashtme të vendit. Aty e ka pas, afër atyre që i ka cituar, por po e lëmë që nuk e ka parë! Nënkryetare e dinë besoj që në kuadër të Qeverisë është edhe Ministria e Punëve të Jashtme. Eh ministria ka rol zbatues.

Edhe nivelin më të lartë diplomatik, ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm, besoj dje ke pasur mundësi ta mësosh nga kujdesi i treguar i ministrit të MPJ-së me emërtimin si “propozime”, sepse si udhëheqës i politikës së jashtme vetëm presidenti i emëron dhe shkarkon. Edhe mos të harroj nënkryetare se edhe kjo është shumë e rëndësishme: nëse helbete ndonjë ministër i kësaj qeverie arrin ta finalizojë ndonjë marrëveshje ndërkombëtare, autorizimin për nënshkrim do i duhet ta marrë nga presidenti, jo nga kryeministri.

Ndërsa, në pikën 7 të nenit 84 të Kushtetutës, po ashtu, shumë qartë thuhet që presidenti nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare në pajtim Kushtetutën. A po kuptohemi deri këtu? Pra, Qeveria e zbaton politikën e jashtme, por nuk e udhëheq atë.

Edhe e fundit, se e paskeni përmendur edhe ju që Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson Republikën e Kosovës brenda dhe jashtë, por sigurisht pa qenë shumë e vetëdijshme për këtë. Nënkryetare, kjo ndër të tjera i bie që në çfarëdo delegacioni, në çfarëdo ekipi negociues, pjesë e të cilit është presidenti, udhëheqës aty është veç ai!”, ka shkruar Behramaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img