-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Këshilltari i Thaçit: Komisioni për të vërtetën e pajtimin nuk është zëvendësues i dialogut (Video)

Sonte në emisionin “Përballje” është diskutuar për nismën e Presidentit Hashim Thaçi për formimin e komisionit për të vërtetën dhe pajtimin.

Ardian Arifaj, këshilltar i Presidentit Thaçi, ka thënë se puna e parë e këtij komisioni është që do ta përcaktojë një narrativ të përbashkët të unifikuar për atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës.

“Nuk do jetë zëvendësim për drejtësinë, do të mbledh informata nga viktimat. Pra kryesorja është e vërteta, e pastaj pajtimi”, ka deklaruar Arifaj në emisionin “Përballje”.

Sipas tij kjo do të bëhet me storjet e viktimave do të jetë një forum ku vetë viktimat do të tregojnë se çfarë kanë përjetuar dhe nëpërmjet storjeve të viktimave të tregojmë të vërtetën për luftën në Kosovë.

Komisioni sipas Arifajt do të jetë i pavarur nga politika dhe me gjithëpërfshirje.

” Kjo nuk ka farë të bëjë me dialogun Kosovë-Serbi. Jemi duke folur për komision për të vërtetën dhe pajtim brenda Kosovës, mes komuniteteve në Kosovë, ne po e kërkojmë të vërtetën në Kosovë”, ka deklaruar Arifaj.

Në anën tjetër, Teuta Hoxha, drejtore e YIHR Kosova, ka deklaruar në emisionin “Përballje” se nisma të tilla ka pasur edhe në rajon por pa rezultate.

“Kur vjen fjala të nisma rishtazi i presidentit për komisionin duhet të ceket nuk është nisma e parë e tillë në rajon, ka pas nismë të tillë edhe nga Koshtunica në Serbi, po ashtu është paraparë. Pikërisht edhe ai është quajtur komision kombëtar por pas një viti ka dështuar për shkak se ka qenë shumë njëanshme edhe nuk ka qenë e përfshirë shoqëria civile aq sa duhet “.

Sipas saj nismë të tillë ka pasur edhe në Bosnje ku shoqëria civile ka qenë e përfaqësuar por nuk ka pasur gjithëpërfshirje të madhe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img