2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Këshilltari i Thaçit i reagon Vjosa Osmanit: Kur ta lë presidenti politikën, ti mbetesh pa karrierë

Adil Behramaj, këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas deklaratës së kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se taksa 100 për qind duhet të hiqet njëkohësisht më presidentin Thaçi.

Behramaj ka thënë se nëse Thaçi e lë politikën, atëherë gjysma e Kuvendit, do të mbetet pa karrierë, transmeton Telegrafi.

“Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila është bërë si katapultë e Vetëvendosjes brenda LDK-së, paska thënë se bashkë më tarifën duhet të hiqet edhe presidenti. E paska sosur e gëzuara t’i japë fund karrierës së saj, të cilën e ka ndërtuar si shushunjë politike rreth e rrotull Hashim Thaçit. Në atë moment që presidenti e lë politikën, rrafsh gjysma e Kuvendit dhe Qeverisë, përfshirë këtu edhe krerët e këtyre dy institucioneve, mbesin pa karrierë politike”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka pohuar se Osmani nuk mbahet mend për ndonjë vizion apo ide politike, por vetëm për vrerosje kundër Hashim Thaçit, ndërsa sipas Behramajt e ardhmja e tyre politike është e vdekur pa të.

“Ti njëmend Vjosë mbahesh mend edhe për diçka tjetër. Ish-presidenti Fatmir Sejdiu është presidenti i vetëm në botë që nuk e ka një fotografi të vetme me presidentët amerikanë, pa iu ngjitur prapa edhe ti si fusnotë. Por, në një ditë të bukur, ia ktheve edhe atij shpinën. Madje, duke mos i folur më fare. Më pas nise edhe flirtin e ri politik, duke iu vardisur Isa Mustafës. Megjithatë, as me të nuk të zgjati shumë. Në ditën kur votohej Isa Mustafa për kryeministër, ngrite dorën kundër para syve të tij. U përpoqe edhe ta rrëzoje nga posti i kryetarit. Tash dalëngadalë po heq dorë edhe nga LDK-ja, duke u bërë tërësisht një rrodhëz e Vetëvendosjes”, ka pohuar ai.

Behramaj tutje në reagim ka thënë se Osmani është caktuar bashkënegociuese nga LVV, pa u konsultuar fare me LDK-në.

“Dje partneri yt i ri politik, i cili u mundua të thotë diçka për pozicione ekstreme pa reflektuar fare për ekstremizmin e deritashëm të tij, pa u konsultuar fare as me LDK-në, me pafytyrësi ekstreme të caktoi ty edhe si bashkënegociuese nga radhët e LDK-së në dialog. Por, ai, ti dhe kushdo tjetër që mendon se mund të japë kontribut, ngutuni se po ua ruajmë edhe disa vende të lira në ‘rimorki’”, se ky vend e ka timonierin”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se nuk besim në presidentin e vendit dhe kjo sipas saj është problemi në dialog.

“Tarifa duhet të hiqet në të njëjtën kohë me Presidentin prej rolit të tij të uzurpuar, në të njëjtën kohë. Sepse në momentin kur hiqet ai hiqet edhe rreziku prej marrëveshjeve të rrezikshme. Bashkë duhet me u heq të dyja, në mënyrë simulantë, sepse kështu mbrohet edhe interesi i vendit e edhe marrëdhëniet me miqtë tanë. Tarifa duhet të hiqet që kjo qeveri të vazhdojë t’ia prishë strofullën krimit, që kjo qeveri t’ua prish planet atyre që tërë karrierën e tyre politike menduan vetëm për ta shpëtuar lëkurën e tyre”, kishte deklaruar ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img