-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Këshilltari i presidentit Thaçi: Sveçla kërcënon deputetët me arrestime, Jabllanoviqit i dha leje për të lëvizur lirshëm

Adil Behramaj, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Xhelal Sveçla, si ushtrues detyre i ministrit të Punëve të Brendshme, dje i ka dhënë leje speciale për të lëvizur lirshëm në tërë territorin e Kosovës edhe Aleksandar Jabllanoviqit.

Behramaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Vetëvendosje në pushtet qytetarët i kanë izoluar, deputetët e Kuvendit të Kosovës i kërcënojnë me arrestime, kurse Aleksandër Jabllanoviqit i japin edhe leje speciale për të lëvizur në tërë Kosovën.

Postimi i plotë i Behramajt:

“Xhelal Sveçla, si ushtrues detyre i ministrit, dje i paska dhënë leje speciale për të lëvizur lirshëm në tërë territorin tonë edhe Aleksandër Jabllanoviqit, ish-ministrit të shkarkuar, i cili nënat që nuk i kishin lejuar pelegrinët serbë të hynin në Gjakovë i kishte quajtur edhe egërsira. Lëvizja Vetëvendosje atëherë e kishte shfrytëzuar këtë deklaratë të poshtër të tij për të organizuar protesta të dhunshme gjithandej Kosovës, duke e djegur në fund edhe objektin e Qeverisë. Tash qytetarët i kanë izoluar, deputetët e Kuvendit të Kosovës i kërcënojnë me arrestime, kurse Aleksandër Jabllanoviqit i japin edhe leje speciale për të lëvizur në tërë Kosovën. Na ka mbetur neve të skuqemi për paturpësinë e tyre!”, ka shkruar Behramaj.

Reagimi i këshilltarit të Presidentit vjen pasi ushtruesi i detyrës së  Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, tha se Presidenti i Kosovës mbrëmë ka kaluar kufirin për në Shqipëri dhe për këtë nuk është njoftuar Protokolli i shtetit.

Për këtë po dyshohet se ka skenar që Hashim Thaçi mund ta ketë futur mbrëmë kreun e AKR-së Behgjet Pacollin në Kosovë.

Sveçla tha se nëse konfirmohet se kreu i AKR-së ka qenë në veturën e presidentit, atëherë Thaçi duhet t’i nënshtrohet masave të karantinimit ose vetizolimit në pajtim me vendimet e marra për parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img