Bekim Çollaku, këshilltar i Presidentit të Kosovës në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se Thaçi do të takojë nesër Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit, përgjegjës për çështjet europiane dhe euroaziatike Hoyt Brian Yee.
Një takim i tillë nuk figuron në agjendën e Yee që ua ka shpërndarë mediave të martën Ambasada e SHBA’ve.
Por sipas Çollakut Presidenti Thaçi do të ketë drekë pune me Hoyt Brian Yee.
“Presidenti Thaçi nesër pret në takim Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit, përgjegjës për çështjet europiane dhe euroaziatike. Pas takimit ata do të kenë një drekë të përbashkët pune. Në këto takime do të flitet për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve tona”, ka thënë Çollaku për Gazetën Express.
Zëvendëssekretari i shtetit amerikan Hoyt Yee do të zhvillojë takime edhe nesër në Kosovë.