Site icon PrishtinaPress

Këshilltari i Kurtit: Vlora Çitaku iu gëzua nënshkrimit të Asociacionit në vitin 2013

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit, Albin Kurti, ka thënë se Vlora Çitkau ishtë “gëzuar” kur është nënshkruar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në vitin 2013, duke iu referuar një postimi të saj në Twitter në vitin 2013.

Përmes një postimi në Facebook ai për Çitakun ka thënë se “në vend që sot ajo dhe subjekti i saj të kërkojnë falje e të ofrojnë mbështetje për të riparuar gabimin që kanë bërë, ajo pa pikë turpi akuzon qeverinë pse po pranon diçka që ata e nënshkruan”.

“Më kontradiktor e jo-racional se kaq nuk mund të shkosh. Por ka një garë mes PDK e LDK se kush mund të shkojë më poshtë. Uroj ta fitojnë”, ka shkruar ai.

Më tutje, ai tha se “Vlora e subjekti saj duhet të gëzohen që mbrëmë në mbi 1000 fjalë të thëna nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrel, askund nuk u përmend Asociacioni”.

“Të gëzohen që asociacioni siç e menduan, negociuan, nënshkruan e për fatin e keq të Kosovës e ratifikuan në Parlamentin e Republikës tonë me 2/3tat, ku më 2015 e avancuan në Republika Srpska, nuk do bëhet. Qytetarët e Kosovës nuk i kishin borxh asgjë “vlorave” që nënshkruan Zajednicën dhe forcuan kriminelë si Radoicic e Veselinovic. Andaj sot, kurseni qytetarët”, ka thënë këshilltari i kryeministr.

“Ata ju njohin mirë”, mbaron postimi i tij.

Exit mobile version