Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel, gjatë fjalës së tij në Bled të Sllovenisë teksa ka folur për procesin e zgjerimit të BE-së, ka përmendur vitin 2030 si kohë kur blloku i vendeve anëtare duhet të jetë i gatshëm për pranim të shteteve të reja.
Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka bërë një reagim lidhur me këtë duke publikuar një fjalim të kryeministrit Kurti të mbajtur në vitin 2021 në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ku kreu i Qeverisë së Kosovës teksa flet për zgjerimin potencon se “Diku, dikush së shpejti duhet të vijë me një vizion të tillë”.
Zulfaj në një postim të dytë ka provuar të konstatojë se parashikimi i shefit të tij ka dalë i saktë, duke bashkëngjitur videon e Charles Michel i cili ka projektuar vitin 2030 si koha kur mund të ketë anëtare të reja të BE-së.