10.2 C
Pristina
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

spot_img

Këshilltari i Kurtit pyet BE-në e SHBA-në: A kemi ende një marrëveshje Kosovë-Serbi

Këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka drejtuar pyetje në adresë të Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëse ka ende një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Express.

Zulfaj këtë pyetje e ka bërë duke renditur disa zhvillime kronologjike, që nga propozimi i marrëveshjes nga BE-ja, që në fillim quhej edhe propozim franko-gjerman. Ai ka thënë se Kosovës iu bë presion që ta pranojë atë.

Këshilltari i Kurtit thotë se pasi Kosova e pranoi, kërkoi që të nënshkruhet marrëveshja, gjë që Serbia nuk e ka bërë.

Pastaj thotë se Serbia kufizoi implementimin, duke shkelur paragrafët 2,3 dhe 4 të marrëveshjes.

Zulfaj thotë se nuk u dënua fare Serbia dhe nuk është marrë asnjë masë ndaj shtetit serb.

“A kemi ende një marrëveshje, BE, Gjermani, Francë dhe SHBA?”, pyet Zulfaj./Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img