Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, i ka dalë në mbrojtje kryenegociatorit të Kosovës Besnik Bislimi pasi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, e cilësoi “të papranueshme” sjellen e zëvendëskryeministrit ndaj zyrtarëve të BE-së, në një përgjigje për REL.
Zulfaj, gjatë një interviste në Radiotelevizionin publik, tha se deklaratat e Stanos “duhet të jenë të përmbajtura në këtë drejtim”.
Ai më tej pretendoi se “Kosova nuk është palë bllokuese dhe as palë jo konstruktive”.
“Tani deklaratat duhet të jenë të përmbajtura në këtë drejtim, edhe nga z. Stano. Kosova nuk është palë bllokuese dhe as palë jo konstruktive. Ne e kemi pranuar marrëveshjen dhe kemi kërkuar zbatim. Është Serbia që s’po e pranon. Ai duhet të merret me Serbinë dhe s’duhet të lëshojë akuza e qortime në drejtim të Kosovës”, pohoi Zulfaj.