1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Këshilltari i Kurtit: Marrëveshja dhe aneksi i japin avantazhe Kosovës pa dhënë asnjë koncesion të ri

Në takimin mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Ohër, Kosova nuk ka marr krejt çka është dashur, por është bërë krejt çka është e mundur.

Kështu deklaroi Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti.

“Rezultati i ditës i 18 marsit tashmë dihet, mirëpo nuk ka qenë një ditë e lehtë në kuptimin që nuk është marrë krejt çka është dashur, por është bërë krejt çka është e mundur. Dhe është biseduar dhe është punuar ditën e shtunë, është një seri e drafteve e në të cilat tashmë kemi një reflektim të marrëveshjes bazë e në të cilat të dy palët, e në këtë rast Serbia apo thënë më mirë të dyja palët obligohen që pranojnë dhe të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes bazë. Ato do të zbatohen pavarësisht njëra-tjetrës”, u shprehur Zulfaj.

Më tej, ai tha se marrëveshja bazë e arritur në Bruksel më 27 shkurt së bashku me aneksin e datës 18 mars i japin Kosovës avantazhe pa dhënë asnjë koncesion të ri.

“Ajo çfarë kemi deri në nenin katër të marrëveshjes, pra qysh në nenin e parë dhenë preambulë ju keni barazinë e shteteve, referencën në Kartën e Kombeve të Bashkuara… Është e rëndësishme që të kemi parasysh që marrëveshja që kemi arritur, bashkë me aneksin i hap rrugë Kosovës pa dhënë asnjë koncesion të ri, por vetëm duke përfituar avantazhe të reja në drejtim të normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë”, deklaroi Zulfaj.

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, po ashtu përmendi obligimet që ka marrë Serbia, ndërkohë që tha se kërkesa për marrëveshje me njohjen reciproke në qendër mbetet synim.

“Është Serbia ajo që duhet të pranojë barazinë sovrane mes të dyja vendeve, paprekshmërinë e kufijve dhe të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare, në asnjë… A jemi aty ku kemi thënë para dy viteve dhe ku ka qenë zotimi për marrëveshje finale me njohjen reciproke në qendër, besoj që të gjithë janë të vetëdijshëm që ky synim mbetet aty”, shtoi Zulfaj. prishtinapress.net

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img