Site icon PrishtinaPress

Këshilltari i Kurtit kur pyetet për Grenell: Ende nuk kemi administratë të re, kemi presidentin Biden

Ende nuk dihet se cila do të jetë pozita e Richard Grenell në administratën Trump, megjithatë mediat e njohura botërore kanë raportuar se ai po konsiderohet për sekretar të Shtetit ose këshilltar për siguri kombëtare.

Duke marrë parasysh kritikat e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj të njëjtit dhe raportet jo të mira me të, kanë nisur shumë pyetje në drejtim të Qeverisë.

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, refuzoi të japë një përgjigje në lidhje me emërimin e mundshëm të tij, duke thënë për “KP”:

“Tani ende nuk kemi administratë të re, kemi administratën e presidentit Biden, duhet të presim kush do të jenë figurat që marrin pozitat kyçe në administratën Trump”.

Exit mobile version