2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Këshilltari i Kurtit i reagon BE-së: Mos e ngatërroni qëllimin e dialogut e as periudhën në të cilën jetojmë

Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, i ka reaguar zëdhënësit të BE-së, Peter Stano pas një deklarate të lëshuar të dielën ku tha se Kosova duhet t’i shmangë veprimet e njëanshme që nxisin tensione.

Zulfaj në një reagim në “X”, ka shkruar se nuk duhet të ngatërrohet qëllimi i dialogut në Bruksel e as periudhën në të cilën jetojmë.

“Le të mos ngatërrojmë as periudhën në të cilën jetojmë, as se për çfarë është dialogu në Bruksel, Peter. Institucionet e drejtuara nga serbët ia mbathën me ushtrinë serbe në vitin 1999 pasi kryen spastrim etnik dhe gjenocid, qindra masakra dhe vranë mijëra civilë, duke përfshirë 1,133 fëmijë”, ka shkruar Zulfaj.

BE-ja i ka parë me shqetësim të madh operacionet e Policisë në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia.

“BE-ja i kërkon Kosovës edhe një herë t’i shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Kujtojmë se gjatë një aksioni nga autoritetet e Kosovës janë mbyllur katër komuna paralele në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img