0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Këshilltari i Kurtit i kundërpërgjigjet Grenellit: Si amerikan, jam krenar që punoj me Albinin dhe VV-në

Këshilltari personal i Albin Kurtit, Arun Chaudhary i ka reaguar ish-përfaqësuesit të posaçëm amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ky i fundit e ka kritikuar gjatë ditës së sotme përmes rrjeteve sociale liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Kurtin.

Grenell e ka cilësuar Kurtin si anti-amerikan dhe i ka bërë thirrje presidentit aktuale të SHBA-së, Joe Biden ta ndalë atë, transmeton Telegrafi.

“Hej Richard Grenell, ky amerikani është krenar që punon me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. Aleanca jonë e palëkundshme, e bazuar në liri dhe vetëvendosje, i mbijetoi diplomacisë së pamatur të detyrimit që ndihmuat për Donald Trumpin, kështu që … të lutem ndal”, ka reaguar Chaudhary përmes llogarisë personale në Twitter.

Ish i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë Richard Grenell, ka thënë të martën se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Albin Kurti është anti-amerikan. Në një postim në rrjetin social Twitter, Grenell ka thënë se Kurti ka qenë kundër politikave amerikane të sugjeruara nga ish-presidentët amerikanë si Bill Clinton, Barack Obama dhe Donald Trump.

Kujtojmë se Chaudhary ishte pjesë e fushatës së Barack Obamas të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2008. Ai gjithashtu ishte pjesë edhe e fushatës së demokratit, Bernie Sandersit në vitin 2016 gjersa ka punuar në Shtëpinë e Bardhë për dy vjet, 2009-2011. /Telegrafi/

adminhttps://www.prishtinapress.org
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img