Site icon PrishtinaPress

Këshilltari i Konjufcës i shkruan presidentit të Serbisë: I quan të paraburgosurit në Hagë ‘dosta të Vuçiqit’

Këshilltari i Kryekuvendarit Konjufca, Driton Tali, ka bërë një postim mjaft të çuditshëm në profilin e tij në Facebook.

Tali duke komentuar deklaratat e Ana Bërnabiq – kryeministres së Serbisë – ka nënkuptuar se ish liderët e UÇK-së ishin “dosta” të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Bërnabiq kishte deklaruar se sistemi imunitar i Presidentit të Serbisë ishte dobësuar edhe shkaku i situatës së tensionuar në veri të vendit.

Tali i thotë Vuçiqit: “Epo, dostat e tu i çove në Hagë, e tashti merru me Albinin.” – shkruan z. Tali.

Exit mobile version