Këshilltari i Kryekuvendarit Konjufca, Driton Tali, ka bërë një postim mjaft të çuditshëm në profilin e tij në Facebook.
Tali duke komentuar deklaratat e Ana Bërnabiq – kryeministres së Serbisë – ka nënkuptuar se ish liderët e UÇK-së ishin “dosta” të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
Bërnabiq kishte deklaruar se sistemi imunitar i Presidentit të Serbisë ishte dobësuar edhe shkaku i situatës së tensionuar në veri të vendit.
Tali i thotë Vuçiqit: “Epo, dostat e tu i çove në Hagë, e tashti merru me Albinin.” – shkruan z. Tali.
