Ai ka thënë se mjafton të shikohet çështja e përcaktimit të orareve të qarkullimit të qytetarëve për ta kuptuar sa e paaftë e joserioze është kjo qeveri e shkarkuar me këto vendime kaotike të nxjerra në errësirën e mesnatës.
Ai ka thënë se së pari duhet thënë shifra e jo numri. “Me sa duket keta analfabete disfunksionalë qē kanë llafe bosh por jo dituri bazike, nuk e kuptojnë dallimin mes shifrës dhe numrit (digit & number). Dallimi midis një shifre dhe një numri është e ngjashme me ndryshimin midis një shkronje dhe një fjale pra numri përbëhet nga shifrat sikurse fjala prej shkronjave”, ka thene Nurellari.
Sipas tij, së dyti thuhet se orari bazohet tek “numri i parafundit i letërnjoftimit dhe në posterin e qeverisë tregohet numri personal. “Kjo është qesharake se janë dy numra krejt të ndryshëm dhe qytetarët në këtë rast nuk e dijnë cilin nga dy numrat që kanë në letërnjoftim të përdorin”, ka shtuar ai.