1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Këshilltari i Hotit: Klinika Infektive është mbushë, të kthehen sa më parë masat kufizuese

Këshilltari i kryeministrit, Avdullah Hoti, Visar Berisha, ka bërë paralajmërimin për kthimin e masave të reja restriktive pas rritjes së numrit të personave të konfirmuar me COVID-19 në vend.

Sipas tij, Klinika Infektive është mbushur plot, ndërsa rastet janë të shumta.

“Për fat të keq, nuk mbetet gjë tjetër veç kthimi i masave restriktive, sa më parë!” –  ka thënë Berisha.

Për këtë gjë ai ka fajësuar qytetarët që nuk kanë vënë maskë në fytyrë dhe kanë refuzuar të mbajnë distancën fizike.

Statusi i plotë: 

Per fat te keq problemi kryesor ne krejt kete ngritje numrash me COVID-19 eshte nje refuzim sistematik e strukturor i mbajtjes se maskes ne fytyre dhe distancimit fizik, ne te gjitha nivelet dhe nga te gjithe.

Nuk ka fuqi monitoruese qe kontrollon refuzimin si fenomenologji kulturore. Jo 200 profesionistë shtesë bashke me te gjitha trupat inspektuese por asnje mekanizem ligjzbatues s’mund ta luftoj refuzimin ndaj rregullit, disiplines e pergjegjesise.

Klinika Infektive eshte mbushë. Rastet jane shume. Per fat te keq nuk mbetet gje tjeter vec kthimi i masave restriktive, sa me pare!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img