7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Këshilltari i Faton Pecit e pranon fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimeve

I akuzuari Enis Osmani, aktualisht këshilltar politik i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, e ka pranuar fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimeve në zgjedhjet e vitit 2017, në një qendër votimi në fshatin Bare të Mitrovicës.

Këtë deklarim, i akuzuari Osmani e dha në shqyrtimin fillestar të hënën në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Ndryshe, prokurori Njazi Rexha, pas leximit të aktakuzës bëri përmirësimin e kualifikimit ligjor, në vend të nenit 216 par.2, të KPRK-së së vitit 2019, duhet të jetë neni 219 par.2, të KPRK-së së vitit 2013, pasi ky kod ka qenë në fuqi në kohën kur është kryer vepra penale.

I akuzuari Osmani deklaroi se e pranon fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë, duke shtuar se ka mundur të ndodhë për shkak të neglizhences dhe lodhjes pasi të njëjtën ditë ka punuar rreth 27 orë.

“Ndoshta ka qenë puna që iu kam besuar më shumë se që duhet anëtarëve të komisionit, më vjen keq për këtë që ka ndodhur, premtoj se nuk do ta përsëris asnjëherë”, deklaroi Osmani.

Ndërsa, prokurori Njazi Rexha i propozoi gjykatës që të pranojë pranimin e fajësisë nga i akuzuari, pasi i njëjti fajësinë e pranon në mënyrë vullnetare, pa presion, në konsultim me mbrojtësin e tij, e në mbështetje me provat që gjenden në shkresat e lëndës.

Po ashtu, edhe mbrojtësi i të akuzuarit Osmani, avokati Sabit Pllana i propozoi gjykatës që të pranojë pranimin e fajësisë nga i mbrojturi i tij, duke kërkuar nga gjykata që të shqiptojë një dënim me gjobë ose dënim me kusht, pasi që është hera e parë që i mbrojturi i tij bie ndesh me ligjin, dhe i vie keq që ka ardhë situata deri këtu.

Pas deklarimeve të palëve, gjyqtari i rastit Rrahman Beqiri pranoi pranimin e fajësisë nga i akuzuari Enis Osmani, ndërsa shpallja e aktgjykimit do të bëhet nesër, më 24 janar 2023.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 7 shkurt 2022 ka ngritur aktakuzë kundër Enis Osmanit sepse me datën 11 qershor 2017 rreth orës 19:00, në fshatin Bare – Mitrovicë, saktësisht në shkollën fillore “Xhevat Jusufi”, i pandehuri Enis në vendvotimin me numër 1115B/02D për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në cilësinë e kryesuesit të këtij vendvotimi, duke keqpërdor pozitën, detyrën apo autorizimet e tij lidhur me zgjedhjet, ka shtuar dhe hequr votat kandidatëve brenda subjekteve politike.

Sipas aktakuzës, gjatë numërimit të tyre, duke i hequr votat disa kandidatëve dhe duke iu shtuar votat disa kandidatëve të tjerë, i regjistron në mënyrë të pasaktë gjithsej 246 vota, 228 prej tyre si vota të shtuara dhe 18 prej tyre si vota te hequra, prej tyre të shtuara 56 për PDK, 112 për LDK dhe 60 për LVV dhe të hequra 8 për PDK dhe 10 për LDK.

Me ketë kishte për ta kryer veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit” nga neni 219 par.2 të KPRK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img