Site icon PrishtinaPress

Këshilltari i Bislimit, ndërkombëtarëve: Kur do të reagoni për “konstruktivitetin” e Vuçiqit

Këshilltari për media i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili pas takimit me diplomatët Escobar e Lajçak, tha se Serbia vazhdimisht ka qenë konstruktive për paqen në rajon.

Në një reagim publik, Klisman Kadiu ia ka numëruar “konstruktivitetet” Vuçiqit.

Në mesin e këtyre veprimeve “konstruktive” të Vuçiqit, Kadiu ia ka përmendur luftërat në Kroaci, Slloveni, gjenocidin në Bosnjë e Kosovë, veç tjerash, ndërsa ka kërkuar reagimin e ndërkombëtarëve për “konstruktivitetin” e presidentit serb.

Ky është postimi i Kadiut:

Pas takimit me Lajçakun e Escobarin, Vuçiqi thotë:

“Që nga dita e parë, Serbia ka qenë konstruktive, konsistente dhe partnere e qëndrueshme në të gjitha proceset që do të çonin në ruajtjen e stabilitetit në mbarë rajonin.”

Ndërkohë konstruktiviteti i Serbisë për paqe në rajon:

Luftë me Kroacinë, luftë me Slloveninë, gjenocid e spastrim etnik në Bosnjë e Kosovë, ulje të nivelit të demokracisë, lidhje të ngushta me grupe kriminale, ndërhyrje në punë brendshme në Mal të Zi e Kosovë, mospranim i shtetësisë së Kosovës, baza ushtarake përreth Kosovës, fluturimi i Mig-ave në kufi me Kosovën, ngritja e nivelit të gatishmërisë së ushtrisë serbe disa herë afër kufirit me Kosovën.

Thotë edhe se “Porosita se është koha që Prishtina përfundimisht t’i përmbushë obligimet e saj dhe mbi të gjitha formimin e Asociacionit të komunave serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”.

Po Serbia kur do i përmbushë obligimet e saj?

  1. Shuarjen e strukturave paralele ilegale
  2. Mosndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës
  3. Të mos e pengojë apo inkurajojë palë të treta që ta pengojnë rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane.
  4. marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit;
  5. marrëveshja për vulat doganore; 6. marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave,
  6. marrëveshja për zhbllokimin e linjave të interkonjeksionit,
  7. marrëveshja për energjinë,
  8. pjesë të marrëveshjes për telekomin; 10. marrveshja për vendosjen e zyreve ndërlidhëse;
  9. marrëveshja për certifikatat fitosanitare
  10. Dëftimet e premtimet e panumërta, që Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Republikës së Kosovës
  11. Vota e Serbisë kundër aplikimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës
  12. Lobimi i vazhdueshëm që Serbia dhe misionarët e saj e bëjnë kundër anetarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare
  13. fushatat për çnjohjen e Republikës së Kosovës

Këto veç për të përmend disa prej tyre, shkelje ka edhe më shumë. Kur do reagojnë ashpër ndërkombëtarët për këtë “konstruktivitet”?

 

Exit mobile version