-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Këshilltari francez i Bislimit: Akt i pafalshëm heqja e gurit të Nënës Pashkë

Sébastien Gricourt, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka reaguar pas heqjes së gurit përkujtimor që ishte vendosur në një arë në Korenicë të Gjakovës për ta përkujtuar Pashkë Markaj, nënën që dogji veten pas kthimit dhe varrimit të eshtrave të bijve të saj të vrarë dhe të djegur nga forcat serbe.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gricourt e ka cilësuar veprimin e pronarit të tokës si “akt të pafalshëm”.

Ai ka thënë se pronari veproi lirshëm meqë guri përkujtimor s’pati status zyrtar publik.

“Vertete mik i nderuar heqja e ketij eshte nje turp i pafalshem sepse veteflijimi i Nenes Pashke shkon larg pertej tragjedise se familles se saj. Ajo ishte nje shkemb i familjes sikur ky gur nje shkemb perkujtimor te tragjedise kombetare. Po, ai ishte vendosur buze nje fushe privat, dhe ky shkemb kurre s’pati ndonje status zyrtar publik, dhe per kete arsye pronari veproi lirisht.  Por eshte turp per kete njeri dhe meriton nje denim moral sepse duke vepruar ashtu e vrau kujtimin qe i takon gjithe shoqerise, bile jo larg varrezave te Mejes. Veprimi i tij, qofte te motivuara per arsye fetare a politike nuk jane tjeter gje se pasoja e budallalleqes, te paditures dhe te pavetedijes njerezore’, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img