Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi tha për Insajderi se vendimi që brenda Republikës së Kosovës të përdoret vetëm euro, është vendim i logjikshëm e i drejtë.
Por, ai ka hedhur dyshimet se Qeveria Kurti do t’i qëndrojë prapa këtij vendimi.
“Mendoj se vendimi i BQK-së që në Republikën e Kosovës të përdoret vetëm dinari është vendim i logjikshëm dhe i drejtë. Secilit qytetar të Republikës së Kosovës apo ndonjë turisti tjetër të huaj mundet që parat t’i ndërroj në ndonjë këmbimore për të paguar në Euro”, u shpreh ai për Insajderin.
“Se sa do të realizohet ky vendim është çështja tjetër, kam druatje se pushteti i tanishëm do të bëjë ndonjë kompromis të lodhët që të dalë në publik si fitues ndërsa do të bëhet aq lëshime sa që pagesat me dinarë vazhdojnë më tutje“, theksoi i pari i Preshevës.
Arifi madje u shpreh se dy këshilltarët e Kurtit, Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafi paguhen me dinarë drejtpërdrejt nga Serbia.
Andaj sipas tij, nëse respektohet vendimi i BQK-së, qeveria t’a zgjidh fillimisht ‘problemin’ më këshilltarët e tyre.
“Së dyti kryeministri Kurti dhe zëvendësi i tij Bislimi kanë në qeverisjen e tyre këshilltarë që paguhen me dinarë drejtpërdrejtë nga Serbia, pra është fjala për Ardita Sinanin dhe Ragmi Mustafën. Pra, nëse vendimi i BQK-së respektohet, ata së pari duhen të zgjidhen problemin e pagesave me dinarë në këshilltaret e qeverisjes së tyre”.