-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Këshillit të Prindërve tregon se kur dalin paratë në llogaritë e prindëve për blerjen e teksteve shkollore

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Besnik Dragusha ka thënë se në javën e ardhshme prindërit do t’i kenë mjetet për blerjen e teksteve shkollore.

Sipas tij, gjatë kësaj jave do të hapet platforma e-Kosova dhe para 1 shtatorit prindërit do t’i kenë mjetet për tekstet shkollore.

“Sot besoj që brenda ditës ministria del me njoftim zyrtar saktësisht se si do të jetë kjo pjesë, duke e shpjeguar hap pas hapi edhe procedurimin edhe daljen e mjeteve, por informata është që gjatë kësaj jave platforma e-Kosova do të hapet për aplikim dhe mjetet do të dalin në javën e ardhshme”, tha kryetari i Këshillit të Prindërve.

Tutje, Dragusha tha se do të ketë parapagim për prindërit nga ana e ministrisë, e jo rimbursim.

“Prindërit do t’i kenë mjetet nga ministria në llogaritë e tyre para 1 shtatorit, kjo do të thotë se do të përdoren mjetet e ministrisë nga prindërit, pa pasur nevojë që ata fillimisht t’i blejnë me paratë e veta pastaj të kenë rimbursim, do të thotë do të ketë parapagim jo rimbursim”, u shpreh ai për Gazeta Blic.

Gjithashtu, Dragusha ka folur edhe se si do të jetë mënyra e pagesave për familjet me dy ose më shumë fëmijë.

“Informatat që i kemi nga ministria, familja e cila i ka më shumë se dy fëmijë në shkolla, sistemi e-Kosova është i lidhur me regjistrin civil edhe aplikojnë për dy femijë duke përcaktuar shkollën dhe klasën e fëmijës, varësisht prej shkollës dhe klasës ata do të bëjnë pagesën”, ka thënë kryetari i Këshillit të Prindërve, Besnik Dragusha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img