7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Këshilli Shtetëror i Maturës finalizon përgatitjet rreth organizimit të Maturës Shtetërore 2018

Këshilli Shtetëror i Maturës (KShM) i kryesuar nga kryetari Fehmi Hysenaj, ka mbajtur takimin e radhës për finalizimin e përgatitjeve për organizim të Maturës Shtetërore  2018, i cili fillon ditën e hënë, 28 maj 2018 në rajonin e Gjilanit dhe të Ferizajt.

Kryetari Hysenaj, gjithashtu ka marrë pjesë edhe në takim me Kolegjin e Drejtorëve Komunal të Arsimit, ku gjithashtu temë qendrore ishte organizimi dhe mbarëvajtja e Testit të Maturës.

Në të dyja këto takime u theksua nevoja për angazhim maksimal dhe respektim të vendimeve të MAShT sa i përket detyrave dhe përgjegjësive që kanë të gjithë të angazhuarit në këtë proces, por edhe të nxënësve.

Në mënyrë që ky proces të shkojë sipas planifikimeve, ministri Bytyqi ka marrë disa vendime, sipas të cilave parashihen masa ndëshkuese për ata që nuk i përfillin rregullat. Në bazë të këtyre vendimeve, askush nuk lejohet që të hyjë në klasë me celularë, përfshirë këtu edhe administratorët, ndërsa komisionerët janë personat kryesorë përgjegjës për qendrat e testimit, kurse nga një mbikëqyrës do të caktohet për pesë administratorë.

Përveç telefonave, nuk lejohet asnjë lloj materiali tjetër që mund të jetë burim i të dhënave lidhur më përmbajtjen e testit. Ndërsa, kushdo që nuk i respekton rregullat, fillimisht largohet nga procesi i administrimit (administruesit), apo nga testimi (nxënësit) dhe pastaj ndaj të njëjtëve do të merren masa adekuate konform rregullave dhe akteve ligjore administrative.

Për dallim nga vitet tjera, sivjet Testi i Maturës organizohet për 4 ditë me radhë(pjesa e parë )dhe 4 ditë pjesa e dytë, të ndara në rajone ku radha është përcaktuar me short publik, ndërsa pyetësori do të jetë i ndryshëm secilën ditë, por me ekuivalencë të njëjtë të vlerësimit.

Anëtarët e Kolegjit të  Drejtorëve Komunalë të Arsimit, u zotuan se do të organizohen maksimalisht që çdo gjë të shkojë për së mbari, por insistuan që kriteri i mbikëqyrjes në proces të zbatohet njëjtë kudo  në Kosovë dhe të dalë rezultati real.

Ndërsa, në takimin tjetër, anëtarët e KShM-së, gjithashtu u zotuan se do të bëjnë të pamundurën që procesi të ketë sukses. Ata, gjithashtu ndanë detyrat dhe morën përgjegjësitë për udhëheqje të procesit kudo që do të jenë të caktuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img