Këshilli i të drejtave dhe lirive të njeriut kundërshton përdorimin e forcës nga policia

48
Advertisement

Pas pamjeve të përhapura në rrjetet sociale ku shihen disa pjesëtarë të policisë së Kosovës duke e arrestuar një person në sheshin në Prishtinë duke e përdorur forcën fizike, një gjë të tillë nuk po e vlerëson si të duhur Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ).

Advertisement

Sipas KMDLNj’së përdorimi i forcës nga policia e Kosovës në këtë rast është në shpërputhje të plotë me rrezikun.

“Në një informatë zyrtare, Policia e Kosovës ka deklaruar se qytetari i arrestuar përveç se ka fyer policët, e ka ngritur edhe dorën duke aluduar se ka dashur të përdorë forcë kundër zyrtarëve policorë. KMDLNJ, duke e gjykuar këtë rast si përdorim të panevojshëm të forcës ndaj një qytetari që vetëm verbalisht ka kundërshtuar policët dhe duke konsideruar se përdorimi i forcës është në shpërputhje të plotë me rrezikun real pasi qytetari i dhunuar nuk i ka rrezikuar as policët në detyrë e as sigurinë e të tjerëve ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës të nisë hetimet e menjëhershme në mënyrë që pas hetimeve ta adresojë përgjegjësinë konkrete”, thuhet në reagim.

KLMDNJ e vlerëson Policinë e Kosovës si institucion profesional, të besueshëm dhe korrekt por që sipas tyre gabimi kryesor që e bën ky institucion në përpjekje për të arsyetuar veprimet e policëve, shkelës të detyrës, është se për opinion e kanë një arsyetim universal se policët e përdorin forcën sepse rrezikohen dhe pengohen në kryerjen e detyrimeve zyrtare.

“KMDLNJ përshëndet dhe përkrah reagimin e menjëhershëm të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe është i sigurt se IPK do të merr vendim të drejtë, pas përfundimit të hetimeve”, thuhet më tej në reagim.

Reagimi i plotë:

KMDLNJ, thotë se përdorimi i forcës nga policia është në shpërpushje me rrezikun

Pas miratimit të Ligjit për Pandeminë , është krijuar një bazë ligjore për sanksionimin e atyre që kundërshtojnë masat kufizuese të rekomanduara nga IKSHPK dhe për këtë arsye është rritur numri i ekipeve policore në terren. Nëse Policia e Kosovës më parë ka qenë më e kujdesshme në shqiptimin e masave ndëshkuese, tani është bërë shumë më e rreptë dhe ka shqiptuar dënime, në kundërshtim me logjikën duke dënuar shoferë të automjeteve kur kanë qenë duke vozitur vetëm apo me anëtarë të familjes së ngushtë.

Këtë e kanë bërë në paqartësi të Ligjit. Policia e Kosovës ka shqiptuar dënime edhe nëse qytetarët nuk i kanë vendosur maskat si duhet. Dje, katër policë të PK-së, pasi e ndaluan një qytetar i cili nuk e kishte vendosur maskën dhe pas një dueli verbal, në prani të familjes dhe qytetarëve, e arrestuan qytetarin NN duke përdorur forcë fizike për neutralizimin e tij.

Në një informatë zyrtare, Policia e Kosovës ka deklaruar se qytetari i arrestuar

përveç se ka fyer policët, e ka ngritur edhe dorën duke aluduar se ka dashur të përdorë forcë kundër zyrtarëve policorë. KMDLNJ, duke e gjykuar këtë rast si përdorim të panevojshëm të forcës ndaj një qytetari që vetëm verbalisht ka kundërshtuar policët dhe duke konsideruar se përdorimi i forcës është në shpërputhje të plotë me rrezikun real pasi qytetari i dhunuar nuk i ka rrezikuar as policët në detyrë e as sigurinë e të tjerëve ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës të nisë hetimet e menjëhershme në mënyrë që pas hetimeve ta adresojë përgjegjësinë konkrete.

Gabimi kryesor që e bënë Policia e Kosovës në përpjekje për të arsyetuar veprimet e policëve, shkelës të detyrës, është se për opinion e kanë një arsyetim universal se policët e përdorin forcën sepse rrezikohen dhe pengohen në kryerjen e detyrimeve zyrtare.

KMDLNJ përshëndet dhe përkrah reagimin e menjëhershëm të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe është i sigurt se IPK do të merr vendim të drejtë, pas përfundimit të hetimeve.

KMDLNJ e vlerëson Policinë e Kosovës si institucion profesional, të besueshëm dhe korrekt e që e bënë njërin ndër institucioneve më të suksesshme në rajon në zbatim të ligjit dhe të sigurisë andaj e refuzon çdo identifikim të disa policëve që shkelin ligjin gjatë punës së tyre, me punën e përgjithshme të Policisë së Kosovës. KMDLNJ fton qytetarët që t’i binden urdhrave të Policisë sidomos gjatë pandemisë sepse policët janë të detyruar ta zbatojnë ligjin dhe, nëse ka shkelje të të drejtave të njeriut ndaj qytetarëve, ata duhet t’i paraqesin rastet në Inspektoratin Policor të Kosovës ose te organizatat për të drejtat e njeriut.

Ky rast por edhe rastet tjera është edhe një argument shtesë për KMDLNj që bartja e maskave në mjedis të hapur nuk duhet të jetë e domosdoshme por se duhet t’i lihet vullnetit të qytetarëve dhe se për këtë arsye qytetarët nuk duhet të dënohen.

PostAdssFotoja e reklamës