-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Këshilli i Prindërve: Tekstet shkollore të shpërndahen si në të kaluarën, metoda e re s’është zgjidhje

Këshilli i Prindërve i ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit, që tekstet shkollore t’i shpërndaje si në të kaluarën e të mos e përdor metodën e re, të blerjes së librave nga prindërit e pastaj të ndodh rimbursimi nga shteti.

Nënkryetarin e këshillit të prindërve, Visar Islami në emisionin “Magazintha se nëse jetësohet ideja e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, do të ketë shumë probleme.

“Ajo nuk është vendim por është ide, ne si Këshill mendojmë  tjetër diçka dhe jo rimbursim që ta na shfaqë probleme. Do të jenë çmimet varet nga prodhuesit, çmime të ndryshme, ministria ka pas mundësi me i siguru tekstet, dhe metoda e kaluar ka qenë e mirë”, tha ai.

Islami tha se problematikë tjetër janë edhe rastet sociale, të cilët sipas tij mund t’i shfrytëzojnë paratë e rimbursuara nga Ministria e Arsimit për të blerë gjëra të tjera dhe jo vetëm libra.

“Ka raste sociale, e ka të pamundur të siguroj libra, por nëse rimbursohen mund të sigurojnë. Por ka probleme prapë, prindërit rastet sociale mund të blejnë disa libra kurse me paratë tjera blen gjëra të tjera”, tha ai.

Islami kërkoi nga Ministria e Arsimit të gjejë zgjidhje sa më shpejt dhe librat të shpërndahen si çdo vit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img