Këshilli i Prindërve të Kosovës edhe sot ka reaguar duke kundërshtuar zëvendësimin e orëve të humbura nga greva në arsim.
Ata i kanë thënë “jo” vendimit të MASHTI-t pasi sipas tyre fëmijët kanë të drejta.
“JO – shkollës të shtunave! JO – mësimit me zor! Fëmijët kanë të drejta – obligohemi t’i mbrojmë!”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.
Edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, sot në një konferencë për media tha se zëvendësimi i orëve të humbura nuk do të bëhet këtë të shtunë.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, theksoi se vendimi i ministres së arsimit, Arbërie Nagavci, për zëvendësimin e orëve të humbura nga greva gjatë të shtunave, ka qenë i ngutshëm.
Postimi i plotë:
⚠️ RIKUJTIM!
❌ JO – shkollës të shtunave!
❌ JO – mësimit me zor!
‼️ Fëmijët kanë të drejta – obligohemi t’i mbrojmë!/Prishtinapress/