0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Këshilli i Prindërve del nesër me vendim për çështjen e librave

Këshilli i Prindërve ka paralajmëruar mbledhje të kryesisë të mërkurën, në mënyrë që të dalë me vendim lidhur me çështjen e blerjes së teksteve shkollore.

Besnik Dragusha nga Këshilli i Prindërve ka thënë të hënën në mbrëmje se Kryesia e Këshillit të Prindërve do të mblidhet të mërkurën paradite.

Ai ka thënë se ende nuk dihet çfarë vendimi do të merret në këshill.

“Si kryesi e Këshillit të Prindërve e kemi caktuar një takim për të mërkurën paradite dhe aty do të marrim një vendim. Megjithatë ne ende vazhdojmë të shpresojmë se librat do të blihen nga Ministria, siç ka ndodhur në vitet paraprake”, ka thënë Dragusha.

Dragusha ka pohuar se çmimet e librave shkollor mund të jenë më të shtrenjta në tregun me pakicë.

“Nëse nisemi nga aspekti i tregut, atëherë mallrat vijnë me kosto më të ulët me shumicë sesa me pakicë. Megjithatë ne nuk e kemi informatën se me çfarë kosto kanë ofertuar shtëpitë botuese”, ka thënë Dragusha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img