-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Këshilli i NISMA-s mbështet mocionin e mosbesimit për qeverinë

Këshilli Kombëtar i Nismës për Kosovën ka mbajtur sot takimin e radhës në Gjilan, ku është diskutuar për mocionin e mosbesimit për Qeverinë Mustafa, iniciativë kjo e kryetarit të partisë, Fatmir Limaj.

Nisma përmes një komunikate ka bërë të ditur se duke e parë mosrealizimin e premtimeve nga partitë në pushtet, mos funksionimi i institucioneve, rritjen e mashtrimeve nga qeveria aktuale, si rezultat i këtyre dhe shumë dështimeve tjera të kësaj qeverie, kanë ndikuar që NISMA për Kosovën të dal me një iniciativë, që nga Kuvendi të kërkohet mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie.

Ky është njoftimi i plotë:

Këshilli Kombëtar i Nismës mbështet fuqishëm iniciativën për mocion mosbesimi të kësaj qeverie

NISMA për Kosovën, sot në qytetin e Gjilanit, ka mbajtur mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar. Në këtë mbledhje, të drejtuar nga kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi veç diskutimit rreth zhvillimeve të fundit politike, diskutimeve për gjendjen e rëndë ekonomike e sociale në vend, janë marrë edhe disa vendime tjera dhe janë miratuar dhe përkrahur disa iniciativa të Nismës.

Këshilli Kombëtar i NISMA’s, në këtë mbledhje miratoi Planin Strategjik të Nismës, për vitin 2017-2018, plan ky që për qellim ka të përcaktojë veprimet e Nismës për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm.

Po ashtu, Këshilli Kombëtar i NISMA’s ka miratuar dhe përkrahur fuqishëm iniciativën e kryetarit të NISMA’s, Fatmir Limaj, për mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie.

Në lidhje me mocionin për mosbesim ndaj kësaj qeverie, kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, para anëtarëve të Këshillit Kombëtar ka thënë se, duke e parë mos realizimin e premtimeve nga partitë në pushtet, mos funksionimi i institucioneve, rritjen e mashtrimeve nga qeveria aktuale, si rezultat i këtyre, dhe shumë e shumë dështimeve tjera të kësaj qeverie, kanë ndikuar që NISMA për Kosovën të dal me një iniciativë, që nga Kuvendi të kërkohet mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie.

Këshilli Kombëtar ka kërkuar nga grupi parlamentar i Nismës, që në bashkëpunim me grupet tjera parlamentare opozitare dhe me deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës, sa më parë të filloj procedurat që ky mocion sa më shpejt të jetë e mundur të futet në rend të ditës. Kjo është një mundësi shumë e mire që deputetët të mund ta thonë me votë se a janë për ndryshimin e kësaj qeverie apo jo.

Gjithashtu, Këshilli Kombëtar ka miratuar dhe përkrahur edhe disa iniciativa tjera të Nismës të cilat do të dërgohen shumë shpejt në Kuvend përmes grupit të deputetëve të Nismës.

Këshilli Kombëtar i NISMA’s, ka diskutuar dhe ka marrë vendim që degët të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet lokale, identifikimin e kandidatëve për asambletë komunale, dhe rritjen e volumit të punëve në teren, nga të gjitha degët e Nismës për Kosovën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img