Takimi i ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të zhvillojë sot takimin e radhës në Luksemburg.
Në agjendë janë disa çështje të ndryshme, përfshirë referendumin e zhvilluar së fundmi në Maqedoni.
Por, po ashtu pjesë e agjendës janë edhe zgjedhjet në Bosnjë e Hercegovinë më 7 tetor, transmeton lajmi.net.
Në mesin e tema të tjera do të jenë sanksionet për Rusinë, Asambleja e 73-të e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe situata në Libi.