0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Këshilli Gjyqësor shpall konkurs për 47 gjyqtarë të rinj në gjykatat themelore

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka njoftuar se sot ka miratuar shpalljen e konkursit për 47 gjyqtarë të rinj në gjykatat themelore të vendit. Prej këtyre pozitave, pesë janë të rezervuara për gjytarë nga komuniteti serb.

KGJK ka njoftuar se tashmë është themeluar Komisioni për rekrutimin e gjyqtarëve si dhe Komisioni për rishqyrtimin e ankesave të gjyqtarëve në gjykatat themelore.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 309-të me radhë, ka miratuar shpalljen e konkursit për dyzet e shtatë (47) pozita të lira për gjyqtar në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës, prej të cilave pesë (5) pozita janë të rezervuara për gjyqtarë nga komuniteti serb. Lidhur me këtë konkurs, anëtarët e KGJK-së kanë themeluar Komisionin për rekrutimin e gjyqtarëve si dhe Komisionin për rishqyrtimin e ankesave të gjyqtarëve në gjykatat themelore”, thuhet në njoftim.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img