Site icon PrishtinaPress

Këshilli Drejtues i UP-së kundërshton vendimin e Përparim Ramës për rrugët

Anëtarë të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës kanë kundërshtuar vendimin e kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama, për mbylljen e rrugëve që kalojnë nëpër parkun e UP-së dhe Bibliotekës Kombëtare.

Ata kanë mbajtur mbledhje për të diskutuar rreth vendimit që prek hapësirën e kampusit universitar dhe sipas tyre e njëjta mund të përdoret për parkingje të stafit.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, tha se universiteti nuk ka pronësi në kampusin qendror, por. sipas tij, si shfrytëzues kanë disa të drejta të caktuara.

“Universiteti nuk ka pronësi mbi këtë kampus qendror, por si shfrytëzues ne kemi disa të drejta të caktuara mirëpo, duhet të shohim pastaj qëllimin e përdorimit të hapësirave të caktuara, megjithatë unë mendojë që është plotësisht e mundshme nga ajo që pamë hapësirat ekzistuese që kemi të përdoren për parkingje. Gjithashtu nga disa diskutime më përfaqësuesin e komunës një pjesë e fakultetit filologjik, hapësira e cila përdoret për parkingje nga ndërtesa ajo është brenda strukturës së ndërtesës, ajo do të vazhdojë dhe do të mund të përdoret si parking nga fakulteti dhe stafi. Mirëpo pjesa përball saj është rrugë”, tha Qerimi.

Ndërsa, anëtari i Këshillit të UP-së, Selim Bezeraj, tha mbyllja e hapësirës së universitetit e cenon hapësirën e tij.

“Kjo nënkupton që ne përballemi me probleme cenimi të hapësirës dhe të lirisë dhe të veprimit akademik brenda kampusit universitar nga burimi që po besoj është krejtësisht i interesit privat që mund të ketë kryetari i Prishtinës, siç e ka pasur një kryetarë më herët që natyrisht ne nuk do të lejojmë më herët për shkak se cenon veprimtarin e universiteti” tha Brezeraj.

Po ashtu, Rifat Krasniqi, anëtar i Këshillit, se vendimi për bllokimin e hapësirës është vendim i një anshëm.

“Unë jam kundër këtij vendimi të njëanshëm të pa diskutuar me palët, akterë të cilët bëjnë pjesë në këtë hapësirë, më duhet të cek që më një deklaratë të kryetarit të Komunës së Prishtinës, gjëja që Universiteti i Prishtinës është pajtuar… Unë mendoj që minimumi ose është e përhershme ose është dhënë kjo hapësirë për 99 vjet për shfrytëzim, ndërsa në dokumente Universiteti i Prishtinës ende nuk na ka ofruar një dokument të tillë në bazë të çfarë vendimi ne e gëzojmë këtë hapësirë, nuk e di a ka dokumente… Duhet të shikohen këto dhe të jemi të saktë në aludimet që i kemi…. Unë mendoj se duhet të reagojmë si universitet për arsyeje se është cenuar direkt hapësira jonë… Të kemi një numër të saktë të parkingjeve të cilat mund të shfrytëzohen nga personeli administrativ dhe akademik i UP-së edhe bibliotekës qendrore, jam i befasuar me këtë vendim sepse është pak si në kohën e masave të dhunshme, nuk jemi duke folur për institucione të ndryshme por për institucionin numër një në vend” tha Krasniqi

Ndërsa, Arian Krasniqi, anëtar i Këshillit të UP-së, tha se vendimi për bllokimin e hapësirës së universitetit duhet analizuar.

“Vlerësoj që këtë vendim duhet të shohim të shikojmë nga dy perspektiva, e para nga aspekti ligjor që ne duhet të sigurohemi për bazën ligjore të marrjes së këtij vendimi nëse i ka takuar komunës ose jo, sepse hyn në ligj dhe e dyta çështja e shfrytëzimit maksimal të hapësirës të parkingut në hapësirë universitare. Pamjet të cilat ne shpesh i shohim të stër ngarkuara nuk janë pamje të hijshme brenda vet kampusit tonë ne po e themi që është pjesë e kampusit universitar, stafi akademik, profesorët e kanë të drejtën e shfrytëzimit mirëpo ne të gjithë duhet të pranojmë nja fakt që jo të gjitha këto parkingje shfrytëzohen nga stafi akademik. kemi një stërngarkim me vetura që nuk janë të stafit tonë dhe ky është një realitet” u shpreh Krasniqi .

Vendimi për mbylljen e rrugës “Xhorxh Bush” përballë Universitetit të Prishtinës pritet të hyjë në fuqi nga nesër. /kp/

Exit mobile version