4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Këshilla si ta trajtojmë agresivitetin e fëmijëve

Ekspertët thonë se një nivel i caktuar i agresivitetit të fëmijët është i natyrshëm. Prindërit mund të reagojnë me këshilla ose ndërhyrje, e jo duke i ndëshkuar ata me zemërim, bërtitje apo goditje në trup.

Problemet e sjelljes te fëmijët, sidomos agresiviteti dhe mosbindja, nuk kanë nevojë për shumë keqardhje, thotë Dave Anderson, psikolog në Institutin e Mendjes së Fëmijëve në New York. “Që një fëmijë të sillet më mirë, nevojitet më shumë ndjeshmëri, njësoj si për fëmijët që mund të jenë në depresion”, tha ai.

Sipas tij, ekziston bindja e vazhdueshme se këto sjellje jo të mira janë pasqyrë e punës së dobët të prindërve me fëmijët, por në të vërtetë, këtu shpesh ndikon një komponent biologjik.

Në një studim të publikuar vitin e kaluar, mjeku Michael Lorber dhe kolegët e tij e analizuan sjelljen e 477 fëmijëve të moshës 6 deri 24-muajshe, duke kërkuar nga nënat e tyre që të raportojnë për sjelljet e caktuara të fëmijëve, përfshirë sulmet me duar e me këmbë, tërheqjen e flokëve të të tjerëve, kafshimin dhe lëndimin e kafshëve.

Këto sjellje ishin shumë të pranishme. Goditjet ishin më të shpeshta sesa lëndimi i kafshëve. Këto sjellje shtoheshin me rritjen e fëmijës. Në moshën 18-muajshe, fëmijët sulmonin më shumë me duar, ndërsa sulmet me këmbë dhe sulmet me objekte të ndryshme ishin më të pranishme kur fëmijët e arrinin moshën 20-muajshe.

Hulumtuesit thonë se prindërit duhet të sigurohen që këto sjellje janë normale te fëmijët e vegjël, por edhe të këshillohen që t’i kufizojnë këto sjellje dhe të përgjigjen në mënyra të dobishme, duke e “habitur” fëmijën me diçka tjetër, e jo duke e ndëshkuar atë.

Psikologët thonë se prindërit shpesh i vlerësojnë në mënyrë të gabuar sjelljet negative, sepse nuk kujdesen për ta kur janë duke luajtur në mënyrë të qetë, e kur ka konflikte mes fëmijëve, përgjigjen me zemërim, kërcënime dhe ndëshkime.

Sipas ekspertëve, kjo mënyrë e reagimit ka pak gjasa të funksionojë te fëmijët e vegjël dhe të adoleshentët, shkruan “New York Times”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img