-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Këshilla për një lëkurë të pastër

Për të pasur një lëkurë të pastër është e rëndësishme pastrimi i i shpeshtë dhe i saktë i lëkurës. Nëse nuk keni kohën e mjaftueshme për të marrë këshillat e duhura estetike nga specialistë të ndryshëm mjafto që të përdorni maska të ndryshme me produkte natyrale.

Një maskë që ju vjen në ndihmë për një lëkurë të shëndetshme mund të realizohet vetëm me një domate, lëng nga gjysma e limonit dhe 1 lugë supe mjaltë.

Si fillim grij domaten në mënyrë që të kthehet në një masë të lëngshme. Shto në të lëngun e limonit dhe mjaltin. Përziej mirë të gjithë përbërësit. Më pas apliko maskën në të gjithë fytyrën (duke shmangur zonën e syve) dhe lere të veprojë për 15­20 minuta. Shpërlaje me ujë të vakët. Në fund fshije fytyrën me një peshqir të pastër duke e tamponuar.

Kjo maskë është ideale për të gjithë llojet e fytyrave, sepse përveç pastrimit të thellë ofron shkëlqim dhe hidratim të saj.

Aciditeti i domates dhe i limonit zhduk yndyrnat e lëkurës duke larguar qelizat e vdekura, pikat e zeza si dhe shenjat e puçrrave.

Në të njëjtën kohë, mjalti që ka aftësi antimikrobiale hidraton dhe i jep lëkurës shkëlqimin e humbur.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img