Kryetari i grupit parlamentar multietnik, Enis Kervan ka folur në mbledhjen e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.
Ai është shprehur se kanë një bashkëpunim të mirë me institucionet e Kosovës.
“Si komunitetet joshumicë në Kosovë, kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet e Kosovës dhe angazhohemi që komunitetet joshumicë të ndjehen të sigurtë dhe të trajtuar në mënyrë të barabartë me të drejtat kushtetuese dhe ligjore”, u shpreh ai.
Kervan u shpreh se shtetet tona duhet të jenë shtëpi për secilin, pa dallime mes komuniteteve.
“Ne do të veprojmë me shembullin e mirë, që shtetet tona të jenë shtëpi për secilin prej nesh, ku nuk do të ketë dallim ndërmjet komuniteteve, as i pasuri nga i varfëri, as i bardhi nga i ziu, por të gjithë të trajtuar në mënyrë të barabartë”, u shpreh tutje ai./Prishtinapress/