Analisti Branislav Kërstiq ka deklaruar se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit e ka shpëtuar Republikën e Kosovës nga sanksionet e reja të BE-së.
Ai ka thënë se ky sulm ishte një shfaqje e lojës.
“Kosova ishte në prag për të përfituar edhe paketën e dytë të sanksioneve, por fati i madh që ndodhi ajo shfaqje e lojës në Banjskë”, ka thënë Kërstiq në emisionin “Politiko”.
Sipas tij, serbët e Kosovës janë viktimë e të dy palëve.
“Sot në Kosovë, është e pakuptueshme dhe e papranueshme, që kryeministri i vendit tonë, në bazë të të dhënave të cilat flasin për serbët e Kosovës, të cilët e pranojnë pavarësinë e Republikës së Kosovës, ai nuk i njeh dhe as identifikon dëshirat dhe nevojat e tyre si qytetarë. Ose do të thosha që ndoshta nuk ka nevojë as t’i njohë nevojat e këtyre qytetarëve sepse serbët në këtë situatë janë të panevojshëm dhe shihen në pozitë të cënuar për shkak të Beogradit zyrtar dhe presionit që vjen nga ai”, ka thënë Kërstiq.