I dërguari i ShBA-së për klimën, John Kerry, tha se duhet më shumë punë për të arritur marrëveshjet me Kinën për çështjet kryesore, pas tre ditësh bisedimesh në Pekin.
“Ekipi ynë dhe administrata e Shteteve të Bashkuara, erdhëm në Pekin për të zhbllokuar atë që ka ngecur pothuajse që nga gushti i vitit të kaluar”, u tha Kerry gazetarëve të mërkurën vonë.
Bisedimet për klimën u pezulluan vitin e kaluar pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi, në Tajvan, ishullin mbi të cilin Kina pretendon sovranitet.
“Ky është takimi ynë i parë personal që nga ajo kohë dhe ne jemi këtu për të hapur terren të ri,” tha Kerry në një konferencë të mërkurën.
Tutje, ai tha se të dyja palët gjetën shumë pika të përbashkëta të marrëveshjes gjatë tre ditëve diskutimeve.
Dhe se po planifikonin të punonin “intenzivisht” në javët në vijim derisa po përgatiten për bisedimet vendimtare për klimën COP28 në Dubai, shkruan Reuters.