1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kerquki për arrestimin e Molliqajt në oborrin e T7: Sipas PSD ai gjithë ditën ishte në zyrat e partisë, kujt po ia tregon forcën Policia

Drejtori i T7 dhe autori i emisionit Pressing, Leonard Kerquki ka treguar se mbi 40 policë kanë rrefuar studion e emisionit Pressing ku edhe e arrestuan kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj i cili ishte i ftuar në debat.

Kerquki përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk e ka kuptuar këtë spektakël të Policisë në oborrin e T7, pasi sipas PSD-së, Molliqaj ka qenë tërë ditën në zyrën e tij.

“Cka po dojne me deshmu me kete akt dhe kujt po ia tregojne forcen?”, ka shkruar Kerquki teksa ka njoftuar se emisoni megjithatë do të mbahet.

Postimi i plotë:

Siç arritet me pa LIVE, mbi 40 police e rrethuan studion e Pressingut dhe e arrestuan Dardan Molliqajn, te ftuarin e emisionit. Kjo eshte hera e pare qe i ftuari arrestohet para emisionit. Sipas PSD’se, Molliqaj ka qene tere diten ne zyren e tij, prandaj nuk e kuptoj kete spektakel te policise ne oborrin e televizionit. Cka po dojne me deshmu me kete akt dhe kujt po ia tregojne forcen? Emisioni, mbahet, megjithate.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img