16.6 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Buy now

spot_img

Kerquki: Jam me Valonin në QKUK, sulmuesit e përcollën nga televizioni e deri në Breg të Diellit

Drejtori i televizionit T7 dhe autori i emisionit Pressing, Leonard Kerquki ka thënë se aktualisht ai dhe gazetari Ilir Mirena janë me gazetarin Valon Syla në QKUK, i cili u sulmua sonte nga tre persona ende të panjohur.

Kerquki ka thënë se Syla është në gjendje të mirë, ndërkohë që ka dhënë informacione mbi rrethanat e sulmit.

“Valoni është mirë. Unë e Iliri jemi me të në QKUK”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se policia i posedon të gjitha të dhënat e nevojshme.

“Si duket sulmuesit e kanë përcjell veturën e Valonit prej televioni e deri kur u ndal në Breg të Diellit. Policia i ka të gjithë të dhanat”, ka shkruar tutje ai.

Sipas Kerqukit, sulmi ndaj Sylës lidhet me profesionin e tij prej gazetari.

“Valoni u sulmu për shkak të profesionit të tij, për faktin që është gazetar dhe mbi të gjitha njeri i lire Valon Syla për mua është simbol i fjalës së lirë, është simbol i njeriut të pakompromis, i panënshtrueshëm ndaj askujt, ndaj asnjë grupi – sado i fuqishëm që mund të jetë ai”, ka shkruar në fund Kerquki.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img