3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Kërpudhat parandalojnë kancerin e prostatës dhe kancerin e gjirit; Ideale për diabetikët

Kërpudhat janë të pasura me proteina, vitamina, minerale, aminoacide, antibiotikë dhe antioksidantë, ato mund t’ju mbrojnë nga infeksionet dhe sëmundjet

Përfitimet shëndetësore të kërpudhave përfshijnë lehtësim nga nivelet e larta të kolesterolit, ndihmojnë po ashtu në parandalimin e kancerit të gjirit dhe kancerit të prostatës, në sajë të pranisë së Beta-Glucans, e cila efekte antikancerogjene.

Beta-Glucans pengojnë rritjen e qelizave kanceroze në rastet e kancerit të prostatës dhe studime të shumta kanë dëshmuar këto veti të kërpudhave, kur aplikohen në mënyrë mjekësore. Ato, gjithashtu, ju ndihmojnë të bini në peshë dhe të rrisni fuqinë e sistemit tuaj imunitar.

Fibra dhe enzimat në përmbajtjen e kërpudhave ju ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit. Po ashtu, trajton aneminë.

Kërpudhat, vënë në dukje ekspertët e shëndetit, janë një burim i mirë hekuri dhe mbi 90% e vlerës së hekurit mund të absorbohet nga trupi, i cili nxit formimin e qelizave të kuqe të gjakut, duke i mbajtur njerëzit të shëndetshëm. Sakaq, kërpudhat janë një dietë ideale për diabetikët.

Ato nuk kanë yndyra dhe kolesterol, përmbajnë nivele shumë të ulëta të karbohidrateve, kanë përmbajtje të lartë të proteinave dhe një pasuri me vitamina e minerale.

Studime të ndryshme kanë treguar se kërpudhat janë të larta në përmbajtjen e kaliumit. Kaliumi lehtëson tensionin në enët e gjakut dhe duke reduktuar kështu presionin e gjakut.

Tensioni i lartë i gjakut lidhet me një numër kushtesh vdekjeprurëse, veçanërisht sulme në zemër dhe goditje.

Kaliumi gjithashtu rrit funksionin njohës, sepse rritja e qarkullimit të gjakut dhe oksigjenit në tru stimulon aktivitetin nervor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img