1.4 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Buy now

spot_img

Kërpudha të mbushura kreshmore: Racion interesant, i shijshëm dhe i lehtë!

Provoni këtë super recetë për kërpudha të mbushura kreshmore!

Recetë e shkëlqyeshme për ushqim të shijshëm edhe kur jeni në dietë.

Përbërësit:

– 12 kërpudha të mëdha
– vaj ulliri,
– qepë të vogla (të grira imët),
– 5 thelpinj hudhre, të grirë imët,
– 3 lugë arra të grira,
– 1 domate,
– majdanoz të freskët të grirë,
– një filxhan oriz,
– kripë dhe piper sipas shijes.

Përgatitja:

Kërpudhat lani, ndani pjesën e poshtme (kërcejtë) dhe grini. Orizin zieni.

Në vaj ulliri fërgoni hudhrën, shtoni qepët e vogla, kërcejtë e grirë të kërpudhave, domaten e prerë në kube në orizin e zier.

Qitni kripë dhe piper sipas shijes dhe shtoni arrat e grira.

Të gjitha përzieni mirë dhe mbushni kërpudhat dhe radhisni në tepsi.

Piqni 15 deri në 20 minuta në furrë të nxehur më parë në 180 gradë celsius. Shërbeni të ngrohta.

Kënaquni me këtë recetë të shijshme!

Ju bëftë mirë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img