Deputetja britanike, Alicia Kearns, i është gëzuar vizitës së ministrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, në Kosovë.
Në platformën X, ajo ka shkruar se Mbretëria e Bashkuar ka një rol të rëndësishëm për të luajtur si një zë i pavarur dhe për të sfiduar mungesën e drejtësisë në Procesin e Berlinit, raporton Klan Kosova.
“Është koha që ne të gjejmë shtyllën dhe zërin tonë për Kosovën dhe të qëndrojmë të palëkundur me ta kundër irredentizmit”, ka shkruar ajo.