Gazetari Leonard Kerquki ka kërkuar që minimalisht të shkarkohen ministrat që kanë dështuar apo nuk kanë ditur më i shpenzu paratë e ndara nga Buxheti i Kosovës për investime kapitale.
Duke hedhur akuza drejt Qeverisë Kurti, Kerquki thotë se po bëjnë krim të rëndë duke mos investuar në këtë vit jashtëzakonisht të rëndë.
Përmes një statusi në Facebook, ai ia ka përmendur qeverisë Kurti se që një vit e gjysmë nuk kanë ndërtuar asnjë çerdhe, asnjë shkollë, asnjë ambulancë, asnjë spital.
Postimi i plotë:
Nuk ka skandal me te madh te kesaj Qeverie se fakti qe deri me tash ministri te tera nuk e kane investuar asnje cent ne investime kapitale. Kurse, krejt Qeveria i ka shpenzuar vetem 11 perqind te buxhetit per investime kapitale.
Eh, nese nuk jane shpenzuar deri tash, i bie qe ky vit eshte i çum dom.
Minimalisht, duhet qe te shkarkohen menjehere ministrat qe kane deshtu apo nuk kane dite m’i investu parat. Megjithese, informatat jane qe Kryeministri Kurti i ka ndale investimet; per arsye komplet banale.
Mos te harrojme, ky vit ka qene jashtezakonisht i rende. Inflacioni ka arrit kulmin, kurse shumica e familjeve kosovare po hyjne ndoshta ne dimrin me te rende per ekonomine e tyre. Dhe, ne kete situate, nje Qeveri qe nuk investon, ajo ben krim te rende.
Ketu duhet te orientohet debati dhe kritika. Debati per shamite ne shkolla, vetemsa i ndihmojne Kurtit ta zhvendos vemendjen prej temave kryesore.
Kryeminstrit, Qeverise dhe portparollave te tyre duhet me ua kujtu çdo dite se qe nje vit e gjysem nuk e kane ndertu asnje çerdhe, asnje shkolle, asnje ambulante, asnje spital… Ne fakt, asnjeren prej ketye, as qe i kane nis bile.